PROJEKTIM / 9 PROJEKTE
Projektime elektrike
Nga banesa te objekti industrial. Shfleto vizatimet origjinale në AutoCAD dhe shiko si janë dokumentuar ndriçimi, furnizimi dhe shpërndarja elektrike në nëntë projekte në bashkautorësi.

Mobileri ARAL
Ndriçim dhe fuqi për sallën e ekspozimit dhe repartet e prodhimit, me kuadro të veçanta për prerjen dhe frezimin.
AutoCAD · Plani i ndriçimit dhe komandimit Shiko projektin
Magazinë industriale DIM TECH
Ndriçimi dhe pikat e fuqisë në magazinën DIM TECH, me një kuadër kryesor dhe pesë kuadro shpërndarjeje.
AutoCAD · Plani i ndriçimit të magazinës Shiko projektin
Kapanon dhe magazinë
Projekt elektrik për kapanonin dhe magazinën, përfshirë tokëzimin dhe mbrojtjen nga shkarkimet atmosferike.
AutoCAD · Detaje të tokëzimit Shiko projektin
Kabinë elektrike
Skema parimore e kabinës dhe vendosja e pajisjeve në dhomën elektrike.
AutoCAD · Pamje ballore e kabinës Shiko projektin
Kapanon i prodhimit të këpucëve
Përveç ndriçimit dhe fuqisë, projekti përfshin ndriçimin e emergjencës dhe detektimin e zjarrit.
AutoCAD · Ndriçimi i zonës së prodhimit Shiko projektin
Bar Restorant Bezhi
Plane të veçanta ndriçimi dhe fuqie për barin dhe picerinë, me shpërndarjen elektrike të organizuar sipas kateve.
AutoCAD · Ndriçim në katin përdhe Shiko projektin
Objekt shërbimi në Surrel
Ndriçim, fuqi dhe kuadro për një objekt shërbimi dykatësh me mur rrethues në Surrel.
AutoCAD · Ndriçim në katin e parë Shiko projektin
Hotel Syla
Ndriçimi i recepsionit, shpërndarja në kate dhe kuadri elektrik i një dhome hoteli.
AutoCAD · Ndriçimi i recepsionit Shiko projektin
Vilë në Thumanë
Vizatimet elektrike të një vile: pozicionet e dritës, komandat dhe furnizimi i ambienteve të banimit.
AutoCAD · Fasada e vilës Shiko projektin